UEFA edhe pse shtyen Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2021, vendos ta mbajë emrin “EURO 2020”

Federata Evropiane e Futbollit UEFA, para disa ditësh pati vendosur që Kampionati Evropian i futbollit të shtyhet shkaku i situatës dhe shpërthimit të epidemisë së koronavirusit gjithandej Evropës.

Pas vendimit që Kampionati në fjalë të zhvillohet në vitin 2021, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka dalë me një tjetër vendim interesant.

Përmes faqes zyrtare në Twitter UEFA, ka njoftuar se përkundër faktit që kompeticioni do të zhvillohet në vitin 2021, ai do ta mbajë emrin Euro 2020.

Kujtojmë, Euro2020 do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit