8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ukrainasit po luftojnë fuqishëm për rikthimin e territoreve që janë nën kontrollin e rusëve, forcat e Kremlinit nuk kanë bërë ndonjë avancim

Mbrojtja ukrainase po lufton fuqishëm që të rikthej territoret që janë nën okupimin rus, e avancimi i trupave ruse drejt objektivave ushtarake ka ngecur.

Forcat ukrainase ditëve të fundit po tentojnë të rikthejnë territoret që i morën rusët gjatë pushtimit, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili i përshkroi si “të aftë” për një mision të tillë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Kundërsulmi ukrainas në veri dhe perëndim të Kievit ka bërë avancime të dukshme, duke i zmbrapsur forcat ruse që po tentojnë ta rrethojnë kryeqytetin ukrainas – Kievin.

Mbrojtja ukrainase në veri të Kievit është fokusuar në parandalimin e forcave ruse të futen. E një rast i tillë është Makarivi, qytet strategjik 48 kilometra në perëndim të Kievit.

Pas luftimeve të ashpra, forcat ukrainase kanë arritur që sërish ta marrin nën kontroll këtë qytet, kanë njoftuar mbrëmë forcat e armatosura të Ukrainë.

E nëse këto forca shtrëngojnë kontrollin mbi Makariv, forcat ruse do ta kenë më të vështirë të kalojnë në pjesën perëndimore drejt Kievit.

Në veri të Kievit ku forcat ruse që nga fillimi i pushtimit kanë qenë të stacionuara, raportohet se kanë pësuar humbje të mëdha.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka bërë të ditur se ukrainasit po luftojnë që ta rikthejnë qytetin Kherson në jug të vendit – duke i bërë presion të madh forcave ruse që të tërhiqen nga verilindja e Mikolaivit. /Telegrafi/

Më Shumë

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Lajmet e Fundit