UnderhillFest 2015 po mbahet në Podgoricë, anëtar i jurisë edhe Eroll Bilibani

Më 3 qershor ka nisur edicioni i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “UnderhillFest2015” ku ka të përfshirë filma dokumentarë nga vendi dhe rajoni.

Në këtë festival në mesin e anëtarëve të jurisë, është përzgjedhur edhe Eroll Bilibani, i cili tash e sa ditë është duke qëndruar në Podgoricë së bashku me dy anëtarët e tjerë të jurisë: Dragan Kanjevac dhe Senad Sahmanovic.

Për pjesëmarrjen e tij në këtë festival ka konfirmuar për KultPlus vetë Bilibani i cili kontributin e tij si anëtarë i jurisë është duke e dhënë edhe si rezultat i asaj që Eroll Bilibani është një ndër organizatorët e festivalit më me ndikim në Kosovë “DokuFest”.

Më të mirët e këtij festivali do të dihen gjatë ditës së nesërme, pasi që edhe përmbyllet ky festival të premten.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit