11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Krasniqi: Gjykata Speciale, padrejtësi ndaj Kosovës

(I plotësuar) Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi komentoi formimin e Gjykatës Speciale.

“Në rend të parë në hapësirën që kemi bashkjetuar në ish Jugosllavi janë zhvilluar tri luftëra të mëdha, në Kroaci në Bosnjë dhe në Kosovë. Por, nuk kemi parë as në Bosnje as në Kroaci të formohen gjykata speciale”, tha Krasniqi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Formimin e kësaj gjykate e shohim si një të padrejtë që po i bëhet Kosovës”.

“Para pavarësisë ekskluzivitetin e drejtësisë e ka pasur UNMIKU, pastaj EULEX. Prandaj, nuk mundet që tani gjyqësori i Kosovës të gjykohet për mos dënimin e kryerjes së krimeve të luftës pa u provuar asnjë i tillë”.

“Gjykata Speciale nuk po formohet për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, por vetëm për krimet e supozuara të UÇK-së”.

“Krimi është krim, qoftë nga shqiptarët ose serbët dhe nuk duhet të ndahet në baza etnike”.

Krasniqi: Duhet unifikuar e majta në Kosovë; e djathta po qeveris keq

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, komentoi ndërrimin e emrit të partisë, profilizimin e partive në Kosovë dhe mundësinë e bashkimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ishim qendër e majtë jemi po ashtu qendër e majtë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet edhe një debat”.

“Edhe pse jemi dy parti të majta me VV kemi edhe diçka që na dallon dhe na bashkon”.

“Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi një të majtë të bashkuar, që të mundemi ta ndryshojmë qeverisjen”.

“Kosova vazhdimisht po qeveriset nga e djathta dhe e kemi parë që po qeverisë keq jo duhur dhe papërgjegjshëm. E majta ka hapësirë ta marrë pushtetin”. /Klan Kosova/

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Lajmet e Fundit