14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Universitetet njësoj edhe më me pak para

UP-rektoratiVendimi i Qeverisë, për t’u ndihmuar 60 mijë studentëve të universiteteve publike në vend tashmë është i pakthyeshëm.

Kështu thotë për Tribunën, vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Madje ai shton se qëndrimi i një pjese të opozitës së vendit kundër këtij vendimi, është i padrejtë në raport me studentët.

“Të gjithë këta që dalin kundër këtij vendimi, kushdo prej deputetëve apo prej opozitës, duhet ta kuptojnë se ata studentë nuk i kanë paratë e fëmijëve të tyre. Prandaj i ftoj që ta mbështesin sepse është në interesin e të gjithëve, që të krijohen kushte dhe rrethana të mjaftueshme për studentët”, tha kryeministri.

Sipas tij, investimi në studentët është investim për të ardhmen, investim në ekonomi e për krijimin e vendeve të reja të punës.Thaçi deklaron se Qeveria do të jetë e përgjegjshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e universiteteve publike dhe sipas tij në këtë drejtim nuk do ta kenë asnjë problem.

Më Shumë

Lajmet e Fundit