21.5 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Gjimnazi Klasik “Loyola” të martën kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Dr. Axel Bödefeld, SJ Drejtor i Asociacionit “Loyola-Gymnasium” në Prizren.

Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje, duke theksuar të arriturat e kësaj shkolle model jo vetëm për Kosovën por për tërë rajonin, që dallohet për suksesin dhe disiplinën.

Dr. Axel Bödefeld, SJ Drejtor i Asociacionit “Loyola-Gymnasium”, theksoi se institucioni që ai e drejton përfiton nga bashkëpunimi me një institucion akademik siç është Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

U.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Flamur Shala, potencoi se i gëzohet sukseseve dhe rezultateve të degës së gjuhës gjermane, duke vënë në pah se kjo degë dallohet për bashkëpunimin me universitetet e tjera, në nivel të universitetit, duke pasur në konsideratë arritjen edhe të marrëveshjes në fjalë.

Prof. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së Gjuhës Gjermane në UPZ, bëri të ditur se studentët e tyre e vijojnë praktikën në këtë shkollë dhe janë mjaftë të kënaqur me përvojën që e mësojnë aty që ju shërben për formësim akademik.
Po ashtu Prof. Dr. Izer Maksuti, profesor në këtë degë, theksoi se studentët që kanë kryer praktikën në këtë shkollë ishin të kënaqur dhe të motivuar.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, viktima dërgohet në strehimore

Në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një burrë kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre pas një...

Mbahet takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e QKMF-së në Rahovec

Në Rahovec, u mbajt takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare "Dr. Fahredin Hoti". Gjatë këtij takimi,...

Lajmet e Fundit