Edhe Japonia bën befasinë, mposht Kolumbinë

Japonia ka shënuar fitore 2:1 ndaj Kolumbisë në kuadër të Kampionatit Botëror.

Kombëtarja nga Azia kaloi herët në epërsi, më saktësisht në minutën e gjashtë, pasi që tre minuta më herët ishte akorduar një penalti në të mirë të tyre, kur Carlos Sanchez preku topin me dorë me qëllim, për çka edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Sinji Kagawa realizoi nga pika e bardhë për 1:0, ndërsa Kolumbia mori iniciativën më pas, gjë që kulmoi me golin e barazimit nga gjuajtja e lirë e cila u ekzekutua nga Juan Quintero.

Mirëpo, në pjesën e dytë Japonia rifitoi dominimin në fushë deri sa arritën ta rikthejnë avantazhin kur Yuya Osako realizoi pas harkimit nga Keisuke Honda.

Me këtë rezultat përfundoi edhe takimi, duke ia sjellë kështu një fitore të madhe japonezëve në Botëror.

 

https://www.youtube.com/watch?v=cUog6eXLx_w

 

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit