20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

UPZ, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës – Turqi. Marrëveshja për bashkëpunim dhe protokolli për pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit akademik “Mevlana” është nënshkruar të enjten në Prizren nga Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj dhe prorektori i këtij universiteti, Mehmet Çopur. Në takim ishte edhe Dr. Sc. cand. Soner Yildirim, udhëheqës i departamentit të Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit në UPZ.

Në komunikatë të UPZ-së, thuhet se marrëveshje është lidhur për bashkëpunim për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike. Përfaqësuesit e të dy universiteteve e vlerësuan shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Rektori Vataj me këtë rast theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin me universitetet turke pasi që në UPZ krahas gjuhës shqipe dhe boshnjake organizohen studimet edhe në gjuhën turke në disa drejtime.

“Ka përpjekje që të hapen drejtime të reja në gjuhën turke, në mënyrë që të rinjtë që përfundojnë shkollimin parauniversitar të kenë mundësi të vijojnë studimet universitare në gjuhën e tyre në Prizren”, citohet të ketë thënë Vataj.

Mehmet Çopur, Prorektor në Universitetin e Bursës theksoi se ata janë të interesuar të bashkëpunojë me Universitetin në fushat e interesit të përbashkët dhe mund të ofrojnë përvojën e tyre në aty ku UPZ e sheh të nevojshme dhe të marrin përvojën e UPZ ku ata kanë nevojë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit