6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Urimi i PDK-së në Prizren për Festën e Bajramit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka uruar të gjithë qytetarët musliman për Festën e bajramit.

“Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren.

Urimi i plotë

Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas përmbushjes së obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj Zotit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, të gjithë besimtarëve të besimit Islam të Komunës së Prizrenit u’a uron festën e Fitër Bajramit.

Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit, dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore.

Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.

Urime!

Minir Krasniqi-kryetar i degës

Më Shumë

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit