21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim.

Dueli i dytë mes ukrainasit dhe britanikut në “Kingdom Arena” filloi me një ritëm të kujdesshëm, me të dy duke ruajtur distancën.

Por, në raundin e dytë – Fury ishte në probleme të mëdha në fillim, me Usyk që lëshoi goditje të fuqishme në trup, por Gypsy King u kundërpërgjigj në fund me një goditje.

Në të tretin nuk është se dy boksierët treguan shumë, duke qëndruar më shumë në distancë. Usyk po tenton ta thyejë mbrojtjen e Furyt, por ky i fundit po shfrytëzon gjatësinë e tij për të lëshuar goditje – deri tani jo shumë të suksesshme.

 

Ukrainasi e nisi mirë raundin e pestë, duke lëshuar disa goditje precize, mirëpo Fury u kundërpërgjigj me disa goditje të shpejta – duke e zënë në befasi Usykun.

Është një fillim i çuditshëm i raundit të gjashtë me të dy luftëtarët që realizuan gjuajtje të pakëndshme. Fury kapi Usykun me një goditje me të majtë, por kampioni u përgjigj me një të djathtë të fortë.

Raundit i shtatë është plotësisht për Usykun, që lëshoi dy goditje të fuqishme, duke kapur nofullën e Furyt, me anglezin që nuk po ndërvepron shumë.

Në të tetin, Fury bëri disa goditje të paligjshme në boks, duke e goditur me kokë Usykun, por gjyqtari nuk e penalizoi, mirëpo ukrainasi u këndell shpejtë dhe zuri në kënd britanikun, për t’i dhënë disa goditje të lehta.

 

Fury e ka shokuar paksa Usykun në raundin e dhjetë, duke lëshuar një uppercut të fuqishëm, por ukrainasi tentoi të shkonte përpara, ndërsa mjeshtria e Furyt bëri që ai të mbyllej dhe të ketë kujdes nga afrimi i tepërt.

Raundi i 11-të nuk solli shumë nga të dy boksierët, pasi që të dy ruanin distancën dhe prisnin hapjen e njëri-tjetrit, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Në raundin e 12-të, Usyk kërkoi më shumë, duke lëshuar disa goditje të kombinuara, por pa shqetësime për Furyn, me këtë të fundit që tentoi të reagonte në fund, mirëpo edhe ky pa sukses.

Derisa nuk pati fitues të qartë në 12 raunde, Usyk ka fituar me vendim unanim, duke ruajtur titujt kampion. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit