19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Valon Behrami: Ka qenë e qartë që nuk kam menduar të luaj për Kosovën

Valon Behrami ka pranuar se në mendjen e tij kurrë nuk kishte menduar ta përfaqësojë Kosovën, madje ka nënvizuar se ndihet krenar që i ka dhënë gjithçka Zvicrës, vendit që e pranoi si refugjat, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori i Genoas së Italisë e përfaqësoi Zvicrën në 83 ndeshje ndërkombëtare para se ta humbiste vendin në kombëtaren helvetike në mënyrë zhgënjyese.

Behrami, bashkë me shqiptarët tjerë si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, e kishin mundësinë për ta zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën në vitin 2016 kur përfaqësuesja verdhekaltër u pranua në FIFA dhe UEFA, por ata zgjodhën të vazhdojë ta veshin fanellën e Zvicrës.

Duke folur për gazetën zvicerane “NZZ am Sonntag l”, Behrami tha: “Ju e dini si kam mbërritur në Zvicër. Me asgjë. Nuk ka qenë e lehtë për mua si shqiptar. Jam krenar që kam dëshmuar se bëj gjithçka për Zvicrën”.

Në lidhje me Kosovën, 36-vjeçari shtoi: “Unë kurrë nuk e kam konsideruar të luaj për Kosovën, as kur u bë e mundur. Ka qenë shumë e qartë për mua se do t’i jepja gjithçka Zvicrës”.

Mitrovicasi shkoi në Zvicër si refugjat dhe u rrit në Ticino.

Ai i ka bërë 83 paraqitje për Zvicrën dhe ka marrë pjesë katër herë në Kupën e Botës me të, përfshirë në vitin 2018 në Rusi.

Pas botërorit të 2018-es, trajneri boshnjak Vladimir Petkovic e përjashtoi mitrovicasin nga planet e tij për kualifikime për “Euro 2020”, vendim të cilin Behrami e kishte quajtur politik. /Gazeta Sinjali Sporti/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit