19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Gastronomët thërrasin protestë për të martën

Shoqata e Gastonomëve të Kosovës ka ftuar protestë për të martën në orën 18:00.

Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë ka thënë se përmes kësaj proteste dëshirojnë t’ua hapin sytë institucioneve sa i përket situatës së këtij sektori.

“S’kemi pretendime të ndërrojmë qeveri, po t’ua hapim sytë drejtë kresave tona. Janë 450 ditë ka që ka biznese të mbyllura pa kompensime”, është shprehur ai, njofton KlanKosova.tv.

“Nuk kanë efekt më masat, ai ajo që katër persona të mbahen në një tavolinë, derisa rajoni mban festivale me katër mijë e  40 mijë veta. Thërrasim lirimin e masave meqë jemi para ardhjes së diasporës e jo kur të vjen koha për fushatë”.

Ai ka thënë se nuk dëshirojnë që si sektor i gastronomisë ta humbin edhe një verë si pasojë e masave anti COVID-19.

“Nuk po dalim të protestojmë që t’i dëmtojmë pronat e shtetit, por që ta shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese”.

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit