14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vataj viziton Universitetin Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Rame Vataj i shoqëruar nga zv/kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të mërkurën ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku është takuar me rektorin e këtij Universiteti, Prof. Dr. Fatos Hajrizaj, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Prof. Dr. Bahri Musabeliu dhe me dekanin e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Prof. Dr. Renata Kongoli.

“Në takim është diskutuar për konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar kohë më parë në mes të këtyre dy Universiteteve, në hartimin e programeve të reja, shkëmbimin e stafit dhe të studentëve në fushat e veçanta, sidomos me fakultetet e sipër cekura”, njofton Zyra për Informim e UPZ-së.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, është qendra e vetme në Shqipëri e formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, trajnimit dhe e ekstensionit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit (Agronomi, Hortikulturë e Mbrojtje Bimesh, Ekonomi dhe Politikë Agrare, Agromjedis dhe Ekologji, Teknologji Agroushqimore, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi, Inxhinieri Pyjore, Përpunimi i Drurit dhe Mjekësi Veterinare etj.) I krijuar më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB), me statusin e një Universiteti, me 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë,...

Lajmet e Fundit