16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hasan Preteni nuk çuditet me vendimin e gjykatës për Duda Baljen

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren me të cilin deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, u shpall e pafajshme në akuzat për mos raportim, ose raportim të rremë të pasurisë, ose detyrimeve financiare, nuk e ka habitur kreun e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Rasti i Baljes ka përfunduar në gjykatë pasi që AKK e udhëhequr nga Preteni ka vërejtur mospërputhje mes parave që deputetja boshnjake ka marrë dhe atyre që i ka raportuar në pasqyrat vjetore të të ardhurave.

Por Preteni tha sot për KALLXO.com se nuk pret që gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës të dënojnë ndonjë zyrtar për deklarim të rrejshëm të pasurisë apo mosdeklarim të saj.

“Unë mendoj se ose iluzore është të kërkojmë dhe të presim sot në Kosovë që një gjyqtar ta dënojë dikë për mosdeklarim të pasurisë ose deklarim të rrejshëm sepse nuk janë duke i dënuar as për korrupsion. Nuk do të jem avokat i tyre por them se ata nuk janë duke e bërë punën e vet”, tha Preteni.

Kreu i AKK-së tregoi se janë vetëm 12 raste të zyrtarëve publikë që gjykata ka shpallur dënim me gjobë nga 200 deri në 1 mijë euro si dhe burg me kusht.

Preteni tha se Agjencia që ai drejton nuk do të bëjë ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për rastin e deputetët Duda Balje.

“Nuk do të ushtrojmë ankesë sepse kjo çështje është totalisht jo serioze dhe diferenca është bërë publike. Zyrtarët e AKK-së kanë qenë në prokurori, edhe në gjykim dhe i kemi dhënë argumentet tona”, tha Preteni./Kallxo.com/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Lajmet e Fundit