Vdes gruaja më e vjetër në botë në moshën 117 vjeçare

Një grua nga Japonia ka ndërruar jetë në moshën 117 vjeç, duke qenë kështu njeriu më i vjetër në botë që ka arritur këtë moshë.

Chiyo Miyako kishte lindur më 2 maj, 1901. Familja e saj e quante “perëndeshë” dhe e vlerësonin si një grua shumë të qetë dhe që sillej mirë me të tjerët, transmeton rel.

Rekordi botëror Guinness ka certifikuar titullin si gruaja më e vjetër në botë. Personi më i vjetër në Japoni pas vdekjes së saj është një grua 115 vjecare që quhet Kane Tnaka, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Japoni.

Burri më i vjetër në Japoni Masazo Nonaka, të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 113-të.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit