Vdiq personi që u aksidentua para dy javësh në Prizren

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të hënën, dy javë pas aksidentit që kishte pësuar në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq në raportin e Policisë për datën 1 dhjetor, kur kishte ndodhur aksidenti, ishte raportuar për një aksident në rrugën “Wesli Klark”, ku një person ishte goditur nga vetura. Aksidenti dyshohej se kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit