15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Vërshime edhe në Rahovec(FOTO)

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka njoftuar se ka pasur vërshime në disa fshatra pas reshjeve të shiut.

Sipas kësaj drejtorie, ekipet emergjente kanë dalë në terren që në orët e hershme për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet.

“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Debllokimet janë bërë Rahovec, Pastasel, Polluzhë, Çifllak, Sarosh.. Po vazhdojmë në vendbanime të tjera”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës janë raportuar edhe vërshime e rrëshqitje të dheut edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Kjo për shkak të reshjeve të shiut e borës që kanë filluar të bien ditët e fundit.

 

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit