Veseli: Kuvendi e institucionet janë vende të debatit, jo rruga

Kadri veseli ,kryetar kuvendiKryeparlamentari Kadri Veseli, i pyetur pas mbledhjes së Kryesisë se çfarë është qëndrimi i tij, rreth qëndrimit të opozitës që të mërkurën të mbajë protesta dhe nuk ka pranuar përgjegjësinë për dhunën që ndodhi gjatë protestave të kaluara dhe çfarë duhet të bëjë kryeministri në këtë rast.

Sipas tij, Kuvendi dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë vendet ku duhet të debatohet.

“Kemi bërë shumë mund dhe sakrifica për t’i krijuar këto institucione dhe këtu do të merren vendimet, bashkërisht dhe në të mirë të qytetarëve. Ky do të ishte mesazhi im edhe për kryeministrin”, ka thënë Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, përcjell koha.net.

Veseli ka konfirmuar kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës, teksa ka shtuar se fatkeqësisht çështja e Jabllanoviqit po shndërrohet në pengesë e zhvillimit dhe një prioritet që nuk do të duhej të ishte në agjendën nacionale.

Pyetjes nëse kryeministri Mustafa duhet ta heqë nga agjenda këtë çështje duke e shkarkuar ministrin Jabllanoviq, Veseli i është përgjigjur se për këtë çështje është prononcuar më herët, ndërsa ka folur për atë se si qytetarët e Kosovës duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë e jo të lëshojnë vendin siç po bëjnë aktualisht.

Kur ka folur për protestat, Veseli ka thënë se edhe protestuesit edhe policia ia do të mirën vendit, por sa më pak dhunë në protesta, sipas tij, është më mirë për demokracinë.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit