18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Veseli në Dragash : Do të fitojmë, sepse ne nuk flasim por veprojmë

“Partia Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore bindëse me 6 tetor, kjo pasi është e vetmja parti që nuk flet po vepron”.

Kështu ka deklaruar në Komunën e Dragashit kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli. Ai tha se janë të vetmit që kanë vizion, program e platformë në rrugëtimin euroatlantik.

“Më 6 tetor do të jetë një fitore bindëse e PDK-së. Nuk kanë pse me u çuditë askush, nuk kanë pse për t’u çuditur për faktin se qytetarët po e dinë se jemi të vetmit që nuk flasim por veprojmë, jemi të vetmit të cilët kemi vizion, kemi program e platformë për rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne nuk fyejmë, ne nuk shajmë, ne merremi me problemet të cilat i ka Kosova dhe do t’i zgjedhim ato një për një me vendimet të cilat do t’i marrim që nga data 7 tetor, ne do të jemi bashkë për të mos u ndarë, për t’i hapur një perspektivë Kosovës tonë. Kushdo që është për Kosovën euroatlntike, kushdo qe është për ekonominë e prodhimit, për Kosovën e fuqishme bashkë me ShBA-të dhe partnerët le t’i bashkohet vizionit të PDK-së”, tha Veseli, përcjell Kosovapress.

Ai premtoi se në qeverisjen e tij do të përkrahen të rinjtë e vendit, inovatorët, fermerët. Veseli tha se i gjithë fokusi do të jetë në fuqizimin ekonomik të vendit. Fokus sipas Veselit, do ta kenë Kosovën e bashkuar drejtë integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Pretendenti për kryeministër në Dragash u shpreh se kur fiton PDK, fiton Kosova, e sipas tij, kur është e fortë Kosova e dobët është Serbia.

Veseli i ka ftuar qytetarët e Dragashit që të përkrahin Ilir Kurtishin, që sipas tij është një kandidat që do t’i ndihmojë të gjithë qytetarët pas zgjedhjes së tij si deputet.

Përkrahje për vete dhe shefin e tij ka kërkuar kandidati për deputet nga PDK dega në Dragash, Ilir Kurtishi. Ai tha se në Kosovë ka probleme të ndryshme, e sipas tij të gjitha këto probleme mund të zgjidhen në PDK dhe Kadri Veseli.

Kandidati për kryeministër nga PDK përveç Dragashit, sot do të mbajë takime edhe me qytetarët e Zhurit dhe të Hasit.

Më Shumë

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Lajmet e Fundit