13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Veseli: Në Kuvend do të dëgjohet zëri i deputetit

Cliff-VeseliKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff.

Kuvendi do të jetë transparent në punën e vet dhe do të përshpejtojë agjendat legjislative drejt proceseve tejet të rëndësishme integruese për vendin, theksoi Veseli.

Ambasadori Cliff e uroi kryetarin e Kuvendit, Veseli për postin e ri, duke i uruar sukses dhe punë të mbarë e duke shprehur përkushtimin e tij që bashkëpunimi i deritashëm shumë i mirë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të vijojë edhe në të ardhmen.

Veseli foli për gjendjen dhe zhvillimet aktuale në Kuvend duke e siguruar ambasadorin se puna e Kuvendit do të vijojë me intensitet të shtuar, me prioritetet tashmë të evidentuara dhe me theks të veçantë implementimin e ligjeve.

“Në këtë tempull të demokracisë do të dëgjohet zëri i deputetit dhe qytetarit. Kuvendi do të jetë transparent në punën e vet dhe do të përshpejtojë agjendat e legjislative drejt proceseve të rëndësishme integruese për vendin”, theksoi Veseli.

Bashkëbiseduesit Veseli dhe Cliff u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e legjislativit do të thellohet dhe zgjerohet, duke cekur se agjendat ekonomike do të kenë prioritet, sikurse edhe mbrojtja e investitorëve dhe implementimi i ligjeve.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit