25.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Minxhozi: Kosova, prioritet i Shqipërisë

Qemal Minxhozi-ambasadori ShqiperiseAmbasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka takuar sot, në takime të ndara, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Ambasadori Minxhozi në takimin me kryeministrin Mustafa ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do t’i kontribuojë krijimit të klimës së stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon dhe procesit të integrimit në strukturat euroatlantike.

“Mbështetja e Shqipërisë do të jetë e vazhdueshme, për të gjitha proceset pozitive që po zhvillohen aktualisht në Kosovë”, ka theksuar ambasadori Minxhozi.

Kurse kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e re do ta vazhdojë ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se prioritet i institucioneve të Shqipërisë është Kosova. Ambasadori Minxhozi ia përcolli Veselit edhe përshëndetjet më të sinqerta të kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke shprehur bindjen që në kohën më të shpejtë të bëhen vizita reciproke, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.

Kurse Veseli e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për angazhimet e tij, duke e siguruar atë se bashkëpunimi mes dy kuvendeve do të thellohet edhe më shumë. Veseli, po ashtu, i ka premtuar ambasadorit se vizitën e parë, me kënaqësinë më të madhe, do ta zhvillojë në Shqipëri.

“Bashkëpunimi ndërmjet dy kuvendeve dhe institucioneve të tjera, në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe këmbimin e dyanshëm, duhet të arrijë nivele më të larta. Për këtë jam i bindur, sepse kemi mundësi dhe ka vend për progres. Në këto rrjedha duhet të ketë më shumë pragmatizëm”, ka thënë Veseli.

Më Shumë

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit