3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Veseli në Strasburg flet për bashkëpunimin rajonal

Në Strasburg sot zhvillohen punimet e sesionit të dytë të Takimit të shtatë ndërparlamentar Parlamenti Evropian – Kosova, në të cilin po marrin pjesë eurodeputetë dhe një delegacion i gjerë nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në ditën e dytë të takimit, kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli, do të flasë për bashkëpunimin rajonal, ndërsa për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian do të flasin nënkryetarja e PE-së, Ulrike Lunacek dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Për Marrëveshjen Stabilizim-Asociim dhe përfshirja e Kosovës në Programet e BE-së, do të mbajë një fjalë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Për liberalizimin e vizave, ndërkaq, do të flasin eurodeputetët Tanja Fajon dhe Jozo Rados, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ndërsa për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputeti Pal Lekaj.

Nënkryetarja tjetër e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Haxhi Shala dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Ganimete Musliu, do të flasin për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /Telegrafi/

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit