31.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Veseli në Therandë: Fillimi i Ri garanton fuqizimin e shtetit të Kosovës (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kanë shpalosur në Therandë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka vlerësuar lartë kandidatët e PDK-së nga Theranda, zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj, si dhe Luljeta Veselajn.

“Ju ftoj që më 11 qershor të mendoni për fëmijët tuaj, Kosovën, të ardhmen, partneritetin tonë me SHBA-në, t’i votoni ata që ndërtojnë jo ata që djegin, ata që bëjnë punë të mirë, përkraheni të gjithë bashkërisht PDK-në, përkraheni Fillimin e Ri. Votoni kandidatët e PDK-së, Luljeta Veselaj së është bija juaj, votojeni intelektualin diplomatin tuaj Enver Hoxhaj, votone veten e juaj Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli.

Veseli ka prezantuar programin për Fillimin e Ri, ku ka garantuar therandasit për rritje pagash, zhvillim ekonomik, integrim të fuqishëm të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Një Fillim i Ri që e fuqizon sakrificën tonë shekullore dhe e lartëson flamurin shtetëror, të cilin e lartësoi edhe fituesja e medales së artë olimpike, Majlinda Kelmendi”.

Zëvendëskryetari Hoxhaj ka thënë se takimi i sotëm flet që PDK-ja në Therandë është forca më e madhe politike, dhe forca e vetme e ndryshimit që ka Kosova. Ai ka vlerësuar lartë Kadri Veselin, i cili, tha se është lider i vendimeve të mëdha.

“PDK është parti e besimit. Tash ne jemi në një Fillim të Ri, por fillimi i ri nuk mund të nisë me liderë që nuk kanë bateri të forta, që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha

Me Kadri Veselin, fuqizohet qytetari, pensionisti, rinia, gratë dhe vetë shteti. Kosova do të duket ndryshe pas 4 vitesh falë një shprese, një optimizmi, një besimi, që kemi në Therandë, në Kosovë, dhe kjo forcë e ka vetëm një emër dhe mbiemër, e ai është Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

18947163_10213458262832396_1358852252_o18986443_10213458263032401_1234703061_o18986418_10213458262952399_1675482341_o18948984_10213458262992400_846488999_o18948806_10213458263152404_2125875977_o

Më Shumë

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime në komunën e Dragashit. Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrullime të tilla kontribuojnë në sigurinë për...

Kurti nderon me praninë e tij finalen e turneut të futbollit në Gjonaj të Hasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij finalen e turneut tradicional të futbollit të zhvilluar në...

Lajmet e Fundit