Vetaksident në Malishevë, lëndohet rëndë një person

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Banjë, të Malishevës.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit