7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Veteranë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve në bregdetin shqiptarë

Prizreni5-24Gjashtëdhjetë veteranë të luftës nga komuna e Prizrenit dhe tridhjetë familjarë të dëshmorëve këto ditë të nxehta të verës po i kalojnë në bregdetin shqiptarë.Shpenzimet për pushimet e veteranëve të luftës po i heq Qeveria e Kosovës, ndërsa për familjet e dëshmorëve komuna e Prizrenit.Është viti i tretë me radhë që veteranët e luftës nga komuna e Prizrenit, kryesisht ata në nevojë po i kalojnë këto ditë të nxehta në plazhin e Durrësit. Qeveria e Kosovës për këtë kategori ka ndarë një shumë mjetesh, me të cilat i heq të gjitha shpenzimet e qëndrimit atje.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të luftës në Prizren, Selim Krasniqi pranon se projekti është i kushtueshëm për Qeverinë.

Ai thotë se përzgjedhja e veteranëve është bërë nëpërmjet komandantëve të batalioneve, ndërsa nuk specifikon ndonjë kriter që duhet ta plotësojë veterani.

Përveç veteranëve këtë vit edhe 30 familjarë të dëshmorëve janë dërguar në bregderin e Shqipërisë dhe kjo falë një donacioni të ndarë nga komuna e Prizrenit e cila e ka bërë traditë dërgimin e tyre në pushime verore,transmeton RTK

Krasniqi beson që edhe komuna e Prizrenit do të ndajë mjete për dërgimin e disa veteranëve në pushime verore pasi thotë se ka bërë kërkesë dhe është në pritje të përgjigjjes.

Më Shumë

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Lajmet e Fundit