20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Veteranët kërcënojnë me protesta kundër Rektoratit dhe Qeverisë

veteranet protestaSfidë e madhe për Qeverinë e Kosovës në vitin e ardhshëm nuk do të jenë vetëm paralajmërimet e sindikatave për greva e protesta, mirëpo ajo mund të përballet edhe me një pakënaqësi tjetër, raporton KTV.

Qëndrimet e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, se Qeveria e Kosovës nuk mund të ofrojë një zgjidhje konkrete në kontestin tashmë disa mujor në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Shoqatave të dala nga lufta, këto të fundit nuk i zmbraps nga kërkesat e tyre, transmeton Koha.net.

Madje, nëse brenda pak ditëve atyre nuk u ofrohet një zgjidhje, cak i protestave të tyre nuk do të jetë vetëm Rektorati, mirëpo edhe ekzekutivi i vendit.

Xhavit Jashari, kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve thotë se pas takimeve të fundit me ministrin Bajrami, u është premtuar se deri të mërkurën përfundimisht do t’u jepet një përgjigje.

Sipas tij, një vendim në favor të tyre nuk do të ishte i vonshëm, pasi që ai thotë se shumica e studentëve që nuk janë pranuar sipas listës së tyre, i kanë ndjekur ligjëratat në vazhdimësi.

Ndërsa, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, vazhdon të heshtë, duke mos dhënë deklarata rreth kësaj çështjeje.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit