Prokuroria e Shtetit fshin nga webi akuzat për korrupsion

prokuroria e shtetitVetëm pak ditë i janë dashur Prokurorisë së Shtetit që t’i bie pishman publikimit të aktakuzave për korrupsion në webfaqen e vet, raporton KTV.

Qindra aktakuza ishin bërë publike për gazetarët dhe qytetarët në fund të nëntorit, por ato u larguan nga webi vetëm pak ditë pas kësaj. Kjo ishte bërë pas shumë deklarimeve të Prokurorisë për transparencë. Por, pos kësaj nuk janë treguar transparentë as kur i është kërkuar arsyetimi zyrtar për këtë nga KTV-ja. Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e PSRK-së, ka sugjeruar që të pyetet Ekrem Lutfiu, zëdhënës në KPK, meqë ajo nuk është kompetente për këtë çështje, transmeton koha.net

E zëdhënësi Lutfiu nuk ka kthyer përgjigje kurrë, pavarësisht se kishte thënë se do ta bënte një gjë të tillë, e pasdite e ka mbyllur telefonin dhe nuk është përgjigjur fare.

Kohavisioni ka mësuar se Prokuroria është arsyetuar se po shkelen të dhënat personale me publikimin e këtyre aktakuzave. Por, Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale kundërshton këtë dhe thonë se kanë kontaktuar me Prokurorinë, e cila është dashur të konsultohet me këtë Agjenci kur vendosi t’i largoj nga webfaqja aktakuzat.

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit