7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Vetëvendosje në Prizren kërkon hetime për procesin e votimit në balotazh

Dega në Prizren e Lëvizjes Vetëvendosje po kërkon që të ketë hetime në lidhje me procesin e votimit në garën e balotazhit, pasi siç thonë ata ka pasur presione ndaj votuesve.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë njoftuar e janë në përpilim të ankesave.

“Shtabi ynë zgjedhor është në përpilim të ankesave, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur në ditën e votimit. Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”, thuhet në reagim.

Tutje ata shtojnë se “Vonesa e raportimit të rezultateve nga disa vendvotime, ku pjesëmarrja deri në orët e vona ka qenë shumë e ultë dhe pastaj kemi pasur një rritje të madhe të numrit të votuesve si dhe dëshmitë për nënshkrimet e votuesve të cilët nuk kanë qenë në Kosovë në ditën e votimit jep indikacione që është devijuar vullneti qytetar”.

“Kërkojmë nga organet kompetente të hetuesisë që të gjitha këto raste të hetohen dhe që të verifikohen nënshkrimet në librin e votuesve. Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente”, thuhet në reagim.

Në fund ata shtojnë se “Për hir të demokracisë dhe mbrojtjes së vullnetit qytetar, të gjitha rastet e përmendura duhet të hetohen, ashtu që mos të vihen në pikëpyetje themelet e demokracisë në Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Ditëlindja e 90-të e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare

Sot shënohet ditëlindja e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.   Shkrimtari u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1...

Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik. Sipas...

Lajmet e Fundit