14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prizren, ku vetura ka goditur për vdekje 61 vjeçaren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit, rreth orës 05:30.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Bashkimi mposht Rahovecin pas vazhdimeve në një përballje dramatike

Në një përballje emocionuese në palestrën "Mizahir Isma", Bashkimi arriti të triumfonte ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:88 pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe...

Lajmet e Fundit