15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

VIDEO/ Stresi dhe Noizy ngjiten së bashku në skenën e Alpha Show

Stresi dhe Noizy janë ngjitur për herë të parë së bashku në skenën e “Alpha Shoë”, koncertin që organizoi ky i fundit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë. Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar brohorima te adhuruesit e tyre.

Kujtojmë që dyshja e reperëve bënë paqe pak kohë më parë dhe shumë shpejt krijuan një raport të mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë treguar mbështetjen që kanë për njëri-tjetrin dhe nëpërmet mediave sociale dhe jo më larg se pak javë më parë, Noizy e konsideroi Stresin si familje./abcnews.al

 

 

Më Shumë

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit