Policia e Rajonale e Prizrenit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në Mamushë janë vjedhur 80 pata nga të dyshuar prej Velezhës së Prizrenit.
Policia ka treguar se rreth orës 07:10 minuta, një qytetar nga Mamusha ka informuar policinë se gjatë orëve të natës nga ferma e tij e shpezëve ishin vjedhur 80 pata. Pas pranimit të informatës, hetues policorë kanë nisur me hetimin e rastit. Gjurmët e rastit kishin quar hetuesit në drejtim të fshatit Velezhë, shkruan PrizrenPress.
Pranë shtëpive të para hetuesit kishin dëgjuar kukurisjen e shpendëve, shenjë kjo e cila i kishte përforcuar dyshimet se kryerësi mund të ishte aty pran. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është marrë pëlqimi për kontroll të oborrit ku dëgjohej kukurisja. I dyshuari P. Përlazëri, në ato momente kishte qenë në oborr dhe posa e kishe vërejtur policinë, përmes një dritareje të stallës nga ana e kundër e oborrit ka ikur në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit, në prani të një anëtari të familjes, janë gjetur edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohen sa janë vjedhur në fshatrat e rajonit.
Janë gjetur:
70 pata (dhjetë dyshohet të kenë ikur në natyrë)
dy goma për kamion tipi Langvigator
dymbëdhjetë goma për rimorkio të kamionit të tipit Transtong
një fuqi me 200 litra naftë
dymbëdhjetë bidonë plastik të zbrazët për karburant
nëntë bidonë plastik 25 litërsh të mbushur me naftë
Mjet bujqësor frezë
Pompë për ujitje
19 gypa alumini për ujitje
Najlon i serrave
Fije të armaturës
18m kub dru për ngrohje.
Ndërkaq një sasi e druve për ngrohje prej 18m kub janë gjetur tek fqinji i tij me mbiemër Domgjoni.
Të gjitha këto gjësende u janë kthyer pronarëve sepse ishin të raportuara në polici si të vjedhura. Policia po punon për verifikimin e prejardhjes edhe të disa mjeteve tjera bujqësore që ndodhen në oborrin e të dyshuarit. /PrizrenPress.com/