3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Vidhen tetë xhami në Tiranë

Vjedhja e institucioneve të kultit është kthyer në një fenomen shqetësues gjatë kohëve të fundit në Tiranë.

Të paktën tetë xhami janë grabitur nga persona ende të pa identifikuar të cilët kanë thyer arkat ku mbahen paratë dhe kanë marrë gjithë shumat e mbledhura për bamirësi. Besimtarët thonë se janë të shqetësuar nga këto ngjarje dhe i bëjnë thirrje policisë të identifikojë autorët.

Në këto ngjarje hajdutët kanë arritur të vjedhin vetëm arkat ku mbahen fondet që qytetarët depozitojnë vullnetarisht të destinuara për bamirësi.

Lajmi për vjedhjen e xhamive bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se kanë marrë nga policia materiale hetimore për disa vjedhje të xhamive, të kryera muajt e fundit.

Xhamitë që janë vjedhur rezultojnë të jenë në Sauk, Yzberisht, Yrshek dhe fshatra të tjerë të kryeqytetit.

Deri në këtë fazë të hetimeve asnjë nga rastet e denoncuara në polici për vjedhjeve e arkave financiare, nuk rezulton të ketë persona përgjegjës. Edhe pse policia ka fiksuar gjurmë gishtash dhe shoqëruar disa persona, asnjëri prej këtyre individëve nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.

Hetimet po kryhen nga prokuroria në bashkëpunim me policinë, me shpresën e zbulimit të këtyre vjedhjeve të objekteve të kultit. Fenomeni i vjedhjeve në Tiranë është më i përhapur për sa i përket krimeve të ndodhura.

Individë të ndryshëm, kryesisht të mitur janë personat që hasën në këto vjedhje, ku shpesh herë mosha e vogël e tyre, i favorizon përballë ligjit.

Jo më larg se një javë në Elbasan, hajdutët mundën të hyjnë në xhaminë “Mbret”, ku tentuan të vjedhin arkën e parave.

Duke qenë se e premtja është edhe dita kur besimtarët falen më së shumti, hajdutët kanë pasur informacione se në arkë ka pasur para më shumë se zakonisht. Ngjarje të tilla kanë indinjuar edhe besimtarët myslimanë, të cilët i bëjnë apel organeve të rendit të gjejnë autorët. /Ora News

Më Shumë

Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?

Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër coronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim...

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku. Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në...

Gjykata merr vendim për policin që qëlloi dy qytetarë në Dragash

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, me datën 4 të këtij muaji, qëlloi me armë zyrtare dy qytetarë të Dragashit.Lidhur me këtë, Gjykata Themelore...

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë ndërsa 587 kanë rezultuar pozitivë. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste...

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Guinea Ekuatoriale. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 500...

Një përpilim dhe emërtim të ri për fjalorin e gjuhës shqipe

Fjalori është një libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës a të një...

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e...

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave. Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e...

Prizren, 45 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse...

Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë...

Suharekë, shtyhet seanca për lëndim të lehtë trupor

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku i akuzuari Xhelal Seferaj, po akuzohet se Leotrim Behlulajt i ka shkaktuar lëndim...

Ja sa vota mori Artan Abrashi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po...

Detaje të reja për policin që plagosi dy qytetarë në Dragash

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarënë Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban...

Vdiq profesori Zejnullah Gruda

Ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, Zejnullah Gruda.Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili i ka shprehur...

Vjedhen 15 mijë euro dhe një veturë në Suharekë

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të premtën në fshatin Bllacë të Suharekës, ku sipas ankuesve në njërin rast janë vjedhur një shumë e...

Këta janë dhjetë më të votuarit në Prizren

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Prizren, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar me 21 343 vota, kurse i dyti...

Lajmet e Fundit