8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Vjedh veturën në Zvicër, arrestohet në Prizren

Një person i cili ishte duke u kërkuar nga Interpoli për vjedhjen e një veture të tipit Audi A5 në Zvicër dhe që më pas e kishte sjellë në Kosovë, gjegjësisht në Prizren është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmi për arrestimin e të dyshuarit është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për rajonin e Przrenit, Hazir Berisha. Ai ka deklaruar se Policia e Prizrenit ka bërë arrestimin dhe personi i dyshuar i dyshuar i është dorëzuar njësisë së Prishtinës për procedura të mëtejme, ndërsa vetura Audi A5 është sekuestruar.

“Personi i dyshuar është nga Prizreni. Vjedhja është kryer në Zvicër, e ka marrë veturën në mirëbesim apo e ka marrë makinën e nuk e ka paguar borxhin krejt, atë nuk e di saktësisht. Por kryesisht pa vetëdije apo pa vullnetin e personit, i dyshuari e ka marrë veturën, në Zvicër dhe ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Berisha, raportojnë mediet kosovare, përcjell “albinfo.ch”.

Zëdhënësi Berisha ka thënë se rasti ishte hapur nga Interpoli i Zvicrës të cilët kishin kërkuar nga Policia e Kosovës për ta kryer operacionin e arrestimit të personit të dyshuar.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Lajmet e Fundit