Vjedhje e rëndë në Prizren, arrestohen tetë persona

arrestimi 2Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj në qytetin e Prizrenit, pasi që të njëjtit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull, nga ku kanë vjedhur një armë me 30 fishekë cal.9mm, dy Llap-top, një palë syza dhe stoli të argjendit me vlerë rreth 400 euro.

Gjatë bastisjeve në disa shtëpi është gjetur arma zyrtare dhe një Laptop që i përkasin viktimës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit