18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Posti i kryeministrit nuk negociohet

ArbenGashi-LDKAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, edhe një herë u ka dërguar selam të gjitha partive politike, përfshirë edhe AAK-në, se posti i kryeministrit do të jetë i panegocueshëm.
Ai ka thënë për “Epokën e re” se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që posti i kryeministrit t’i takojë kësaj partie. “Kjo është punë e kryer. Posti i kryeministrit nuk negociohet. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur, se në rast se LDK-ja do të dalë partia e parë, posti i kryeministrit nuk do të negociohet”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se LDK-ja është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike, me përjashtim të PDK-së. “Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është sinonim i së keqes në Kosovë”, është shprehur Gashi. Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse, sipas tij, oferta e kësaj partie është më e mira.

“Presim që LDK-ja të dalë partia e parë në vend dhe pas 8 qershorit do ta qeverisim Kosovën. Optimizmin për fitore e mbështesim në përcaktimin e qytetarëve për LDK-në, angazhimin tonë dhe punën që është duke u bërë për të sjellë ndryshime. Alternativa qeverisëse e LDK-së është më e mira, në krahasim me alternativat e partive të tjera”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së për sa i përket përfshirjes dhe renditjes së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës brenda listës zgjedhore të kësaj partie. “Lista e LDK-së është më e mira e mundshme. Në krahasim me listat e tjera është shumë më e mirë. Nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së për sa i përket listës. Kandidatët të cilët nuk kanë pasur shumë vota në zgjedhjet e kaluara u është dhënë mundësia të renditen më lart në listë”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, të martën në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit. Ai ka thënë se duhet të përsëritet marrëveshja e arritur në vitin 2004 në mes të AAK-së dhe LDK-së, ku Ramush Haradinaj ishte kryeministër. “Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Më Shumë

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

Lajmet e Fundit