10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vjen “Ambasadori i Melkizedekut”, i Veton Surroit

“Ambasadori i Melkizedekut”, është libri i parë i cili u promovua sot në kuadër të Panairit të 17-të të Librit, nga shtëpia botuese KOHA, e që për autor ka Veton Surroin. Ky është një libër me disa pyetje heretike si; Kur dëgjuan se si Sejdo Bajramoviqi e Atifete Jahjaga se do të bëhen kryetarë, apo edhe pyetja tjetër se; a ka ardhur koha që pas shqiptarëve të ndershëm të kërkohen myslimanët e ndershëm. Këto janë dy pyetje që padyshim bëjnë shumë përshtypje tek njerëzit e ata që vendosin ta blejnë këtë libër do ti gjejnë përgjigjet brenda saj. “Ambasadori i Melkizedekut” ka gjithsej 233 faqe por që brenda ti janë me qindra histori të ndryshme të shkëputura nga njëra tjetra, por gjithashtu edhe të ndërlidhura.

Në lidhje më shumë për librin dhe inspirimin për të shkruar, vetë autori, Veton Surroi tha se inspirimi për të shkruar është një nxitje ndoshta e mistershme.

“Njeriu shkruan jo sepse e ka planifikuar, por se cila do ngjarje të nxitë për të duke shkruar. Unë kam disa motive personale që edhe e kam shkruar këtë libër i cili edhe ka filluar të shkruhet në ditëlindjen time, pra vitin e kaluar dhe e përfundova para ditëlindjes time këtë vit. Ajo çka në kornizë më të gjerë më ka shtyrë të shkruaj e të vazhdoj pos nxitjes së përhershme nga Flaka që të shkruaj, është edhe momenti i një cikli historik i cili matet me lexim. Në fund të viteve 80’ në Kosovë ishte rritë tej mase lexueshmëria e teksteve të shkruara, posaçërisht atyre heretike që dilnin nëpër gazetat kroate e sllovene, zhdukeshin nga stendat shkrimet e njerëzve të rrallë në Kosovë, të cilët haptazi e kritikonin realitetin në të cilin jetonim”, është shprehur Surroi, i cili shpjegoi se pikërisht me botimin e librit “Këmbët e gjarprit”, vitin e kaluar, ka parë se jemi duke jetuar një cikël të ngjashëm me atë të viteve të 80-ta.

Ndërsa redaktor i librit, Agron Bajrami theksoi se kësaj radhe Surroi na sjell, siç e quan edhe vetë ai, një libër esesh, por që njëkohësisht është edhe libër historie, është një analizë politike, rrëfim letrar e po ashtu një paralajmërim i intelektualëve.

“Në dymbëdhjetë kapitujt e librit ku secili qëndron edhe vet si ese në vete, autori na ballafaqon me iluzione që u ndërtuan në, për dhe mbi shoqërinë e Kosovës e edhe atë shqiptare në përgjithësi. Prej eksperimenteve politike të çastit dhe rastësisë, e dilemave ideologjike e religjioze deri tek realitetet politike e kriminale që na sollën aty ku gjendemi sot. Surroi që në fillim ende pa shtuar pyetje tregon se libri i tij nuk i jep përgjigjet, së paku jo ato përfundimtaret, meqë siç e thotë në hyrje në formë të përhershme ekzistojnë vetëm pyetjet. Lexuesi i librit do të gjejë brenda faqeve diç më të mençur se sa vetë përgjigjja, do të gjejë të përshkruar deri në detajet më të imëta, një kombinim të ndërlikuar arsyesh, momentesh dhe incidentesh që ka definuar rrugën e humbur në të cilën ka ecur Kosova, por edhe shqiptarët”, theksoi Bajrami.

Në këtë promovim morrin pjesë miq, dashamirë e familjarë të vetë autorit, Surroi. E po ashtu ky ishte libri i parë i promovuar nga shtëpia botuese KOHA duke ju lënë hapësirë edhe botimeve të tjera që do të bëhen nga kjo kompani./KultPlus.com/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit