14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Vjosa Omsmani e ftuar në Ulqin bashkë me kryeministrin Rama

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është parë të premten pasdite në Ulqin të Malit të Zi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

E para e vendit po merr pjesë me ftesë të kryetarit të Ulqinit në koncertin e tenorit, Ramë Lahaj, kanë konfirmuar zyrtarë për medie të Presidencës së Kosovës.

“Presidentja dhe familja e saj janë ftuar nga Kryetari i Ulqinit në koncertin e tenorit Ramë Lahaj dhe aktivitetet përcjellëse se bashku me liderët e tjerë dhe shumë mysafirë të tjerë pjesëmarrës” – tha Bekim Kupina, këshilltar për media në presidencë.

Zyrtarisht, në Mal të Zi nisi sezoni turistik këtë vit, ndërsa për këtë u organizua edhe një mbrëmje ku koncert mbajti tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

Rama kritik ndaj Kosovës

Takimet mes liderëve të Kosovës dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk janë zhvilluar kohëve të fundit, pas zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Rama, në disa paraqitje të fundit për publikun ka adresuar kritika për drejtuesit e institucioneve kosovare, duke thënë se duhet të pranojnë propozimet e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës në katër komunat e veriut të vendit.

Më Shumë

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit. “Ky nuk është një...

Lajmet e Fundit