Vlashnja mbështet fuqishëm Zafir Berishën

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Vlashnje, ku u prit dhe u përkrah fuqishëm nga banorët e këtij lokaliteti.

Ai, gjatë këtij tubimi, ka prezantua platformën qeverisëse të NISMA-s, konkretisht planet që do të kenë impakt direkt me banorët e fshatit Vlashnje. Berisha tha se do të përdoret çdo metodë në dobi të tyre, duke vënë kështu në theks të veçantë thithjen e investitorëve për këtë pjesë.

Ai premtoi shkollë të modelit evropian.

“Shkolla aktuale në fshatin Vlashnje, e cila është më dëmtuara në komunën e Prizrenit, pas ardhjes time në qeverisje, do ti gjason shkollave të modelit evropian, të pajisura kështu me kabinete të ndryshme dhe salla sportive”, tha mes tjerash Berisha.

Ai premtoi edhe ujë 24 orë në Vlashnja dhe lokalitetet tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit