7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Vlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Gjatë këtyre vizitave Vlora Çitaku, ka dhënë mesazhe të qarta për bizneset prizrenase, se Prizreni, por edhe bizneset tona kanë nevojë për një menaxher të diplomuar e të certifikuar nga SHBA e këtë fat e ka PDK-ja që ta ketë kandidat, Shaqir Totajn, përcjell Klankosova.tv.

”Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik”, është shprehur ajo mes tjerash.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve të vogla, që kudo u pritën mirë dhe zhvilluan biseda duke treguar për sfidat dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve të shkuara.

Sipas kumtesës së PDK-së në Prizren, disa biznese janë ankuar se në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje.

”Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë”, thuhet të jenë shprehur disa nga biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së.

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eliot Engel

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka dërguar telegram ngushëllimi për popullin amerikan dhe shqiptar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan...

Lajmet e Fundit