31.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Vrasësit të Zejnepe Berishës i rritet dënimi në 17 vjet burgim

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, në rastin e të akuzuarit N.B., Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ka njoftuar të hënën Apeli, përcjell PrizrenPress.

Për veprat për të cilat është shpallur fajtor, “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë personin në fjalë e ka dënuar me 17 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pabazuar.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejt i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar.

Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht as rrethanat rënduese siç është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta tani të ndjerën Z. B. (bëhet fjalë për Zejnepe Berishën), dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale.

Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes, por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptojë një dënim më të rëndë, 17 vjet burgim.

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Malisheva nderon Lion Krasniqin, kampion i Gjermanisë në kikboks

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim të veçantë kikboksierin 12-vjeçar, Lion Krasniqi, nga fshati Pagarushë, i cili...

Kërkimi

Lajmet e Fundit