10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vrasja e trefishtë në Tiranë, shkaku i prostitutës në Holandë

Një javë pas vrasjes së trefishtë në Tiranë të shtetasve Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulkut, prokuroria shprehet se ka qartësuar motivin kryesor që solli dhe masakrën në kryeqytet.

Gjithçka ka nisur në Holandë, ku pikërisht në një diskotekë të Roterdamit Durim Sula (Sulku) allias Ilirjan Sulku është konfliktuar me Lufin për një femër.

Këto informacione kanë mbërritur në prokurorinë e Krimeve të Rënda nga hetuesit holandezë, të cilët kanë evidentuar se viktima Durim Sula i ekzekutuar në 6 prill të 2013 kishte një femër që e shfrytëzonte si prostitutë.

Pikërisht kjo femër është bërë mollë sherri mes Mentor Lufit dhe Durim Sulës. Nga të dhënat e marra rezulton se Mentor Lufi ka dashur t’ia marrë këtë femër Durim Sules, por ky i fundit nuk e ka lejuar, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Më Shumë

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit