11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Opozita letër Jahjagës, Veselit, Mustafës dhe Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën përmes një letre publike drejtuar presidentes Atfiete Jahjaga, kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi thekson se amendamenti kushtetues për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkon suspendimin e dispozitave kushtetuese lidhur me sovranitetin e pushtetit gjyqësor.

Letra e plotë e opozitës:

Letër publike drejtuar: Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës

Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës është realitet politik dhe juridik. Karakteri shtetëror shprehet tek integriteti territorial si parakusht i ekzistencës dhe tek sovraniteti si cilësi juridike e funksionimit. Cilësimi si shtet për Kosovën shprehet në përkufizimin kushtetues si ‘shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm’.

Amendamenti kushtetues për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkon suspendimin e dispozitave kushtetuese lidhur me sovranitetin e pushtetit gjyqësor. Ky nuk është delegim i sovranitetit. Kjo është heqje dorë nga cilësia parësore e shtetit pra, funksionimi sovran.

Ju nuk keni as të drejtë kushtetuese juridike e as legjitimitet demokratik që të dorëzoni sovranitetin i cili në Republikën tonë buron nga populli si e drejtë e patjetërsueshme e tij. Në këto rrethana Grupi politik që e keni themeluar për këtë çështje është ilegjitim rrjedhimisht dhe Grupi teknik është po ashtu ilegjitim.

Ju nuk keni pasur as mandat e as legjitimitet kushtetues të themeloni një grup të tillë politik ku diskutohet dhe negociohet sovraniteti i shtetit në njërin prej segmenteve më të rëndësishme të tij atë të gjyqësorit.

Gjykata Kushtetuese ka përbërje të kontestuar juridikisht si dhe ka marrë vendime nënshtruar nevojave të politikës ditore. Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë i është vazhduar mandati pa bazë kushtetuese dhe ligjore.

Dy prej gjykatësve përfshirë Kryetarin e Gjykatës me rastin e vlerësimit të kushtetutshmërisë së amendamentit në fjalë (Nenit 162), janë nën hetime për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Lidhur me Dhomat e Specializuara kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e amendamentit duke u bazuar vetëm në zvogëlimin e të drejtave themelore sipas Kapitullit II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në asnjë rast s’e kanë trajtuar nëse ky amendament bie ndesh me frymën e përgjithshme të Kushtetutës së Republikës veçanërisht në raport me sovranitetin dhe unitetin shtetëror të kësaj Republike për të cilat akti më i lartë nuk lejon në asnjë rrethanë negociim.

Amendamenti kushtetues (që propozon miratimin e Nenit 162 si nen të ri) e përmbys rendin dhe sistemin Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ju, katër udhëheqësit institucionalë të Republikës së Kosovës nuk e keni as të drejtën as mandatin e as autorizimin ta suprimoni sovranitetin e vendit. Amendamenti kushtetues nuk duhet të sillet për votim në Kuvend.

Prandaj kërkojmë nga Ju që menjëherë t’i ndërprisni të gjitha veprimet politike e institucionale në këtë drejtim.

Më Shumë

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Lajmet e Fundit