22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Vritet ministri i Mbrojtjes, gjithçka filmohet LIVE me dron

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën, shkruan abcnews.al.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital. /abcnews.al

Më Shumë

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit