25.8 C
Prizren
E hënë, 12 Korrik, 2021

Edhe bizneset joaktive përfituan nga Fondi për rimëkëmbje

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesiti, Agim Shahini, thotë sa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë përfituar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës, që kap vlerën 385 milionë euro.

Nga ky Fond, Qeveria e Kosovës, më 28 shtator, ka ndarë 60 milionë euro për të ndihmuar bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Nga kjo vlerë, bizneset kanë përfituar varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në muajin dhjetor të vitit 2019.

Shahini tregon se disa biznese joaktive ose pasive, e kanë keqpërdorur kriterin e Ministrisë se Financave për freskimin e të dhënave në Sistemin Elektronik- EDI në ATK, duke paraqitur llogaritë bankare private.

“Realisht këto biznese kanë qenë pasive dhe jozyrtarisht të mbyllura. Në këtë kuadër kanë keqpërdorur ndihmën e shtetit, duke freskuar të dhënat në sistemin e ATK-së. Por, janë raste të izoluara dhe nuk janë shumë, për fat të mirë”, tha Shahini.

Edhe një kontabiliste nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë), tha se bizneset që nuk e zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe figurojnë me status joaktiv, kanë përfituar nga Fondi i qeverisë.

Kontabilistja thotë të ketë njohuri për disa biznese të cilat në tri-katër vjetët e fundit kanë pushuar aktivitetin e tyre duke mos paguar asnjë obligim tatimor, rrjedhimisht duke mos paguar asnjë pagë për punëtorët apo obligime të tjera financiare biznesore.

Bizneset përfituese nuk kanë pasur nevojë të aplikojnë për këtë subvencion të qeverisë. Kriter i vetëm i Ministrisë së Financave ka qenë plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit në Sistemin Elektronik-EDI në ATK. Në këtë sistem është kërkuar që të vendoset numri i llogarisë bankare të biznesit. Kurse është kërkuar që mos të paraqiten llogari individuale/private.

Rreth 80 mijë biznese joaktive

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës nuk kanë dhënë informacione se sa është numri i përgjithshëm i bizneseve joaktive në Kosovë. Por, në faqen zyrtare të këtij institucioni, në listën e tatimpagueseve figurojnë gjithsej 78,522 biznese joaktive.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar një biznes që figuron në këtë listë. Ky biznes është regjistruar në vitin 2010 në Prishtinë, por asnjëherë nuk ka ushtruar veprimtarinë e tij. Pronari i këtij biznesi, që nuk dëshiroi të identifikohet, tha se nuk ka përfituar nga Fondi i qeverisë, pasi nuk ka aplikuar dhe as nuk ka bërë freskimin e të dhënave në formularin e ATK-së.
Kurse, sa i përket mundësisë së përfitimit të bizneseve pasive nga ndihma e qeverisë dhe sa gjatë mund të qëndrojë një biznes me status pasiv, zyrtarë të ATK-së në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, thanë se “sipas kritereve të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fondin prej 60 milionë euro, ATK-ja ka dërguar listat e bizneseve me status aktiv”.

“Ndërsa, një biznes pasiv mund të qëndrojë deri sa ATK-ja e konstaton në terren se biznesi është duke operuar dhe automatikisht ATK-ja e kthen në aktiv”, thuhet në përgjigje.

Kur konsiderohet një biznes joaktiv?

Sipas Ligjit për Administratën Tatimore, tatimpaguesi (biznesi) ka të drejtë të pushojë veprimtarinë vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes, dorëzimin e deklaratave tatimore, në afatet përkatëse, duke deklaruar qarkullimin zero.

Para se të riaktivizohet biznesi, tatimpaguesi duhet të njoftojë ATK-në dhe operatorin përkatës dhe pastaj të vazhdojë procedurat normale të raportimit përmes Pajisjes Elektronike Fiskale.

Nga shuma prej 60 milionë eurosh, që ka ndarë Qeveria e Kosovës, kanë përfituar 36.679 biznese me 206,852 të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtorë të punësuar.

Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, thotë se çdo ndihmë e qeverisë në këtë situatë është e nevojshme për komunitetin e biznesit, por në këtë drejtim duhet të ketë kujdes të shtuar në listat e përfitueseve. Ai thotë se qasja e shpërndarjes duhet të jetë shumë transparente dhe të përfitojnë bizneset që vërtet kanë pësuar humbje financiare.

“Ajo që është interesant në këtë proces, janë dokumentet e Administratës Tatimore të Kosovës, dokumente që është thënë se do të jenë të verifikuara bazuar në raportet financiare. Por, si duket në këtë drejtim kanë depërtuar edhe bizneset e shuara dhe joaktive. Prandaj, besoj se është një momentum, kur ATK-ja bashkë me institucionet tjera kompetente duhet të jenë më aktive në pastrimin e listave, në mënyrë që të përfitojnë bizneset që meritojnë”, tha Gërxhaliu.

Përveç ndihmës prej 60 milionë eurosh, Qeveria e Kosovës planifikon që bizneset t’i ndihmojë edhe përmes Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Ky projektligj pas gjashtë dështimesh, ka arritur të miratohet në lexim të parë, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës.

Humbjet e deritashme në ekonominë e Kosovës të shkaktuara nga pandemia, sipas përfaqësueseve të bizneseve, vlerësohen të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune. /rel/Telegrafi/

Më Shumë

Hajdari: Do të rishikojmë të gjitha zonat ekonomike, paraardhësit keqpërdorën paranë publike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot në Komisionin për Mbikqyrje Financiare për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të...

Befason Mavraj, transferohet në Liga 3 të Gjermanisë

Mërgim Mavraj, pas eksperiencës me Greuther Furth në Bundesliga 2, tashmë ka gjetur klubin e ri dhe do të luajë në Liga 3 në...

Tragjike: Një 23 vjeçar humb jetën në një vetaksident në Prizren, vëllai i tij në gjendje të rëndë

Një 23-vjeçar me inicialet A.R., ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:55, në fshatin Lubizhdë të...

Zjarre të mëdha në perëndim të Amerikës

Zjarre të mëdha janë duke u zhvilluar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa rajoni atje është goditur nga një valë e...

Chiellini do të mbetet pjesë e Juventusit

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin, por thuhet se kishte vendosur të largohej para se Max Allegri të kthehej...

Qeveria planifikon heqjen e pagesës për studime në universitete publike 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka filluar diskutimet lidhur me mundësinë e heqjes së pagesës për studentë në universitete publike....

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19. Përmes  një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i...

Gjonaj të Hasit:Gjuan me armë në dasmë, ndërhyn policia

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi i dyshuari A.T ka shtënë me armë zjarri. “Veprimet policore...

Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor...

Zyrtare: Barça largon edhe një tjetër futbollist për të siguruar fonde për kontratën e Messit

Barcelona ka larguar edhe një tjetër futbollist në përpjekje për të siguruar fondet e nevojshme për nënshkrimin me Lionel Messin, transmeton Insporti. Klubi Blaugrana ka...

Ja pse Nait Hasani nuk lejoi që Albin Kurti të lirohet natën nga burgu i Nishit

Rrëfime nga i burgosuri dhe i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani Pas bisedës me bacën Adem diskutuam me Albinin për atë...

Sfidat me të cilat përballet Messi për të mposhtur Brazilin për herë të parë në 16 vjet

Kur Argjentina të ndeshet me Brazilin në finalen e Copa America 2021 në Maracana të shtunën në mbrëmje, do të jetë një datë me...

“Dhimbje e madhe”, Muharremaj viziton familjen e 18-vjeçarit që vdiq në vendin e punës në Slloveni

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit në Slloveni. 18-vjeçari vdiq derisa ishte duke punuar. “Sot e kam vizituar familjen...

Këta janë dy të dyshuarit që e rrahën me shkop bejsbolli një qytetar në Malishevë

Në fshatin Senik të Malishevës, dy persona dyshohen se e kanë rrahur me shkop bejsbolli një qytetar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të...

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit

Policia në Haiti ka arrestuar një person, që beson se është “i dyshuari kryesor” në organizimin e vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise. Policia...

Ky është reagimi i Ronaldos pasi shpallet golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo është shpallur golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, pavarësisht që Kombëtarja e tij u eliminua në fazën 1/16 e...

Lajmet e Fundit