16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Pirlo: Vendoset sonte për Ronaldon, Messi duhet trajtuar ndryshe

Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, ka dhënë konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes me Barcelonën, ndërkohë që foli ose situatën e Cristiano Ronaldos, gjendjen e Chiellinit dhe Bonuccit. Normalisht në fokus ishin edhe katalanasit e Leo Messi.

“Duhet të presim rezultatin e tamponit dhe mendoj se do të vijë në mbrëmje. Së pari do të presim rezultatin dhe pastaj do të shohim nëse mund të luajë ose jo. Tani për tani nuk kemi çfarë të themi. Shpresojmë të jemi në gjendje ta llogarisim atë, edhe pse nuk është e lehtë pas 15 ditësh pushim”.

“Chiellini nuk do të jetë për këtë ndeshje, kurse Bonuçin do të përpiqemi ta rikuperojmë. Sa i takon De Ligt, ende nuk kemi marrë ‘OK’-in nga stafi mjekësor. Do të luaj me katër mbrojtës nesër, pasi aq kam në dispozicion”.

“Nesër do të shohim lojtarët që kemi në dispozicion, Barcelona është e fortë dhe ka kampionë të shkëlqyeshëm. Na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Lojtarët me siguri do të sakrifikojnë për ta bërë diçka të tillë. Nuk është një ndeshje vendimtare, por presim me padurim të jemi në gjendje të tregojmë vlerat tona”.

“Nuk e di kur do e shohim Juventusin e vërtetë. Shpresoj ti kem sa më shpejt të gjithë lojtarët në dispozicion. Jemi një skuadër në ndërtim e sipër, por ndërkohë nuk mund të humbasim pikë rrugës”.

“Messi është akoma ‘top’. Jam përballur me të shumë herë si lojtar dhe këtë herë do të përballem si trajner. Këta lloj lojtarësh duhen trajtuar ndryshe, duke shpresuar se nuk do të jenë në një ditë të mirë”.

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Dhimbja

Lajmet e Fundit