8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vulin sot në Rahovec për Krishtlindjet Ortodokse

Aleksandar VulinMinistri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin,sot do të jetë për vizitë në fshatin Zoqishtë të Komunës së Rahovecit.

Vulin do të marrë pjesë në festën e Krishtlindjeve Ortodokse për natën e Krishtlindjeve që do të mbahet sot.
Këtë njoftim e ka dhënë Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, i cili po ashtu do të marrë pjesë në këtë festë.

Në njoftim thuhet se ministrat do të arrijnë në manastir në ora 16:00, ndërsa të dy zyrtarët të marrin pjesë në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në portin e manastirit të Zoqishtës.

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Lajmet e Fundit