14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

VV kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave si legalizim të ndarjes së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV -së, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media, tha se Kosova ka qenë e ndarë që prej vitit 1999.

“Veriu i vendit asnjëherë nuk është kontrolluar nga institucionet tona”, ka thënë Konjufca.

“Në Kosovë do të ketë dy Kuvende. Ai i Kosovës dhe ai i Zajednicës. Te Zajednices do ta kontrollojë Beogradin, ndërsa, tjetrin mazhoranca e shantazhuar nga ndërkombëtarët”, ka shtuar ai.

Sipas Konjufces, krijimi i ASK-së po çon drejt bosnjëzimit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Edhe Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, tha se krijimi i ASK-së do të thotë se Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga pavarësia e vendit dhe nga zhvillimi i vendit.

“Një Kryeministër që heqë dorë nga këto dy shtylla atëherë ai nuk mund të jetë Kryeministër i këtij vendi”, ka thënë ai.

Shefi i VV-së ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit pas kësaj marrëveshje.

“Kjo është tradhti ndaj shtetit dhe Kosovës”, tha Ymeri.

Më Shumë

Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi i ambientit në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë. Në këtë aktivitet...

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Lajmet e Fundit