7.5 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

VV: Panorci dhe Rudi me potencial turistik

Krasniqi-Panorci dhe RudiKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale përpara banorëve të fshatrave Panorc dhe Rud.

“Përveç transparencës dhe përgjegjshmërisë në bashkëqeverisje, drejtësisë në administratë, subvencioneve në bujqësi, profesionalizmit në shëndetësi, dijes në arsim, përkrahjes sociale dhe zhvillimit të jetës kulturore, ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë dhe mundësi për ta funksionalizuar një mrekulli të natyrës në këtë zonë, siç është Ujëvara, dhe për t’i kthyer fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë në fshatra turistikë”, u shpreh Krasniqi.

Ai tha se keqqeverisja e pushtetit në ikje ndihet kudo, sepse vetëm keq kanë mundur dhe ditur të bëjnë, prandaj është një domosdoshmëri shoqërore për t’u dhënë dënimin e merituar me votë.

Duke u bërë apel banorëve të fshatrave Panorc e Rud për mbështetje në zgjedhje dhe ndihmë për bashkëqeverisje, Krasniqi u zotua se “pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje! dhe qytetarëve në Malishevë, unë nuk do të jem thjeshtë kryetar i Komunës, por mbi të gjitha bashkëpunëtori juaj më i madh”.

Nërkaq, bartësi i listës për Asamble, Muhamet Bytyçi, tregoi të gjitha padrejtësitë shoqërore të shkaktuara nga pushteti aktual në Malishevë, si dhe qëndrimin koherent të Lëvizjes Vetëvendosje! kundër tyre, duke i denoncuar publikisht dhe juridikisht.

“Deri më sot kemi mundur të përballemi me të keqen dhe ta demaskojmë atë. Tani e tutje, me mbështetjen tuaj në zgjedhje dhe ndihmën në bashkëqeverisje, do t’i ndalojmë njëherë e mirë këta hajna që po na çojnë në humnerë, dhe ta kthejmë Malishevën e Kosovën drejt zhvillimit”, u shpreh Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Akademikut, njëherësh ish-kryetarit të Kuvendnit të Kosovës, Nexhat Daci, sot me nderime shtetërore, ju dha lamtumira e fundit, në varrezat e kryeqytetit në Arbëri. Në...

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës. Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe...

Lajmet e Fundit