6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

VV prezanton 10-të problemet që i shqetësojnë qytetarët e Sharrit

Sharr-VV-aktivitetiLëvizja Vetëvendosje! në Sharr, ka prezantuar rezultatet e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve, të nxjerra nga anketimi. Rreth 50 qytetarë te Komunës së Sharrit kanë rreshtuar 10 problemet të cilat mendojnë se janë të pazgjidhura.

Shtabi zgjedhor i Qendrës së VV-së në Sharr pasi kanë analizuar brengat dhe problemet e qytetarëve, konsiderojnë se flet për një gjendje të rëndë në Komunën e Sharrit, me mungesa edhe të kushteve elementare për një jetë modeste të qytetarëve.

“Këto pakënaqësi dhe brenga të shprehura, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i përfshijë të gjitha në Alternativën e saj qeverisëse për këto zgjedhje lokale”, thuhet në kumtesë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe disa pjesëtare të minoritetit goran, të cilët edhe ata i kanë shprehur brengat e tyre./PrizrenPress.com/

Tabela e përmbledhëse e problemeve të paraqitura nga qytetarët:

1. Furnizimi me ujë 67%
2. Pastrimi i Mjedisit 34%
3. Arsimi 58%
4. Hapësirat kulturore e Sportive 60%
5. Trafiku urban dhe ndërurban 46%
6. Migrimi i te rinjve 60%
7. Funksionalizimi i Bashkësive lokale 39.5 %
8. Fondi emergjent 32.5
9. Mirëmbajtja e rrugëve ne stinën e dimrit 53%
10. Zhvendosja e tregut 55.8%

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit