Rama në OKB, kërkon njohe të reja për Kosovën

Rama-OKBKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shprehu bindjen se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka shënuar fillimin e një epokë të re në rajon. “Dialogu Prishtinë-Beograd është një akt kuraje dhe mençurie si nga Kosova dhe Serbia dhe sfidon vendet e rajonit për të mobilizuar përpjekjet për mënyra të reja bashkëpunimi që i shërbejnë ripërtëritjes ekonomike të Ballkanit drejt rrugës për në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Rama.

Rama shprehu angazhimin e vendit të tij për paqen dhe begatinë në rajon. Ai u bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin atë.

Kryeministri shqiptar u ndal te imazhi i vendit të tij dhe problemet kryesore si korrupsioni. Ai tha se kjo ndikon tek investimet dhe përparimet e vendit të tij.

“Korrupsioni mund dhe duhet të mundet nëse ne kërkojmë të ndërtojmë ekonominë dhe sundimin e ligjit për të cilat kemi nevojë, për investimet dhe nxitjen e turizmit”, ka thënë ai. Rama shprehu angazhimin në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar u ndal po ashtu edhe tek aspiratat e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian.

“Vizioni im për Shqipërinë”, përfundoi Rama, është po ashtu një vizion bashkëpunimi në Ballkan, duke sfiduar të kaluarën historike të luftrave dhe konflikteve.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit